RRUGANga errësira në dritë.

ZBULO · KAPITULLI 08 NGA 09

0%Pjesa 1 nga 13
MBYLL
Pjesa 01

Pjesa 1

Deri këtu kemi zbuluar diçka shumë të madhe.

Perëndia e krijoi njeriun për të jetuar në marrëdhënie me Të.

Njeriu u largua nga Krijuesi.

Por Perëndia nuk e braktisi krijimin e Tij.

Ai hapi një rrugë rikthimi.

Një premtim.

Një popull.

Mbretër.

Profetë.

Dhe premtimi vazhdoi të tregonte drejt një Mbreti që do të vinte.

Pastaj, pas gjithë asaj pritjeje, Mbreti erdhi.

Emri i Tij ishte Jezus.

Dhe mesazhi i Tij ishte:

Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër.

Mateu 4:17

Por tani lind pyetja që ka më shumë rëndësi për ne:

Nëse Jezusi erdhi të shpallte Mbretërinë e Perëndisë, si mund të bëhem unë pjesë e saj?

Si bëhem qytetar?

A duhet të bëj shumë gjëra?

A duhet të jem një njeri i përsosur?

A duhet të kaloj vite duke mësuar rregulla?

A duhet ta fitoj të drejtën për të hyrë?

Jezusi na jep një përgjigje që, në fillim, mund të duket shumë e thjeshtë.

Por pikërisht këtu qëndron bukuria e saj.

Pjesa 02

JEZUSI ERDHI PËR TË NA SJELLË MBRETËRINË

Që në fillim të shërbesës së Tij, Jezusi shpalli:

Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër.

Mateu 4:17

Ai nuk e tha këtë vetëm një herë.

Mateu shkruan:

Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar… duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.

Mateu 9:35

Dhe Vetë Jezusi tha:

Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar.

Luka 4:43

Pra, Jezusi erdhi për një qëllim:

Të shpallte Mbretërinë e Perëndisë.

Por Ai nuk erdhi vetëm për të folur për një Mbretëri që njerëzit mund ta shikonin nga larg.

Ai erdhi për të hapur rrugën që njeriu të mund të kthehej tek Ati.

Dhe për këtë arsye, gjithçka që Jezusi bëri është pjesë e kësaj rruge.

Pjesa 03

RRUGA ËSHTË JEZUSI

Një nga fjalitë më të qarta që Jezusi tha është kjo:

Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.

Gjoni 14:6

Vëre mirë.

Jezusi nuk tha:

Unë ju tregoj një nga rrugët.

Ai tha:

Unë jam udha.

Pra, nëse duam të kthehemi tek Ati, Rruga është Jezusi.

Nuk ka një sistem rregullash që mund të na çojë tek Ati.

Nuk ka një listë veprash që mund të blejë hyrjen.

Nuk është çështje se sa të mirë kemi qenë deri sot.

Rruga është një Person.

Jezusi.

Pjesa 04

POR ÇFARË BËRI JEZUSI PËR NE?

Jezusi nuk erdhi vetëm për të na treguar rrugën.

Ai e hapi rrugën.

Ai vdiq në kryq.

U varros.

Dhe ditën e tretë u ringjall.

Kjo është zemra e lajmit të mirë.

Pali e përmbledh kështu:

Sepse ju mësova para së gjithash atë që edhe mora: se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë sipas Shkrimeve.

1 Korintasve 15:3–4

Pra:

Jezusi vdiq.

Jezusi u ringjall.

Dhe atë që bëri, e bëri për ne.

Përmes Tij hapet rruga e pajtimit me Atin.

Përmes Tij marrim një jetë të re.

Përmes Tij bëhemi bij.

Dhe, si bij, marrim edhe trashëgiminë.

Pjesa 05

SI BËHEMI BIJ?

Këtu gjërat fillojnë të bëhen edhe më të thjeshta.

Gjoni shkruan:

Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.

Gjoni 1:12

Kjo është pika ku duhet të ndalemi.

Atyre që e pranuan.

Dhe:

Atyre që besojnë në emrin e Tij.

Pra, nuk bëhemi bij sepse kemi qenë të përsosur.

Nuk bëhemi bij sepse kemi zbatuar çdo rregull.

Nuk bëhemi bij sepse kemi bërë mjaftueshëm vepra të mira.

Bëhemi bij duke pranuar Jezusin dhe duke besuar në Të.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja:

Çfarë do të thotë ta pranosh Jezusin?

A duhet të bëj një ceremoni të madhe?

A duhet të paguaj diçka?

A duhet të kaloj një provim?

Jo.

Bibla na jep një përgjigje shumë të drejtpërdrejtë.

Pjesa 06

BESON ME ZEMËR DHE E RRËFEN ME GOJË

Pali shkruan:

Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër njeriu beson për drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfimi për shpëtim.

Romakëve 10:9–10

Lexoje edhe një herë.

Të besosh në zemër.

Ta rrëfesh me gojë.

Dhe këtu mund të lindë pyetja:

Kaq? Vetëm kaq?

Po.

Por duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo.

Nuk bëhet fjalë për të thënë disa fjalë mekanikisht.

Nuk është një formulë.

Nuk është një fjalë magjike.

Është momenti kur ti beson në zemrën tënde se Jezusi është Zoti dhe se Perëndia e ka ringjallur prej së vdekurish, dhe këtë besim e rrëfen me gojën tënde.

Ti thua:

PO.

Po, unë besoj në Jezusin.

Po, unë e pranoj Atë.

Po, besoj se Ai vdiq dhe u ringjall për mua.

Dhe ky PO është fillimi i një jete të re.

Pjesa 07

PSE ËSHTË FALAS?

Sepse ti nuk po blen diçka që Perëndia po ta shet.

Ti po pranon diçka që Perëndia po ta jep.

Jezusi tha:

Mos ki frikë, grigjë e vogël, sepse Atit i ka pëlqyer t’jua japë mbretërinë.

Luka 12:32

T’jua japë Mbretërinë.

Kjo është fjala që duhet të kuptojmë.

Një dhuratë nuk blihet.

Një trashëgimi nuk fitohet me pikë.

Një bir nuk paguan për të qenë bir.

Prandaj, rruga drejt Mbretërisë nuk fillon me pyetjen:

Çfarë duhet të bëj që Perëndia të më pranojë?

Fillon me pyetjen:

A do ta pranoj unë atë që Perëndia më ka ofruar?

Dhe Ai na e ka ofruar përmes Jezusit.

Pjesa 08

VDEKJA E TIJ HAPI RRUGËN E TRASHËGIMISË

Tani mund ta kuptojmë edhe më mirë pse vdekja e Jezusit është kaq e rëndësishme.

Te Hebrenjve lexojmë:

Dhe për këtë arsye ai është ndërmjetësi i një besëlidhjeje të re, që, meqenëse ka ndodhur një vdekje për shpengimin e shkeljeve…

Hebrenjve 9:15

Dhe pak më poshtë thuhet:

Sepse aty ku ka testament, duhet të provohet vdekja e atij që e ka bërë.

Hebrenjve 9:16

Mund ta kuptojmë me një shembull të thjeshtë.

Mendo një baba që ka lënë një trashëgimi për fëmijët e tij.

Ai e ka përcaktuar atë në testament.

Fëmijët nuk e blejnë trashëgiminë.

Ajo u është lënë atyre.

Dhe vdekja e atij që e ka lënë testamentin lidhet me hyrjen e tij në fuqi.

Bibla përdor këtë gjuhë për të na ndihmuar të kuptojmë atë që ndodhi përmes Krishtit.

Jezusi dha jetën e Tij.

Ai u bë ndërmjetësi i Besëlidhjes së Re.

Dhe përmes Tij ne marrim atë që Perëndia ka përgatitur për bijtë e Tij.

Por Jezusi nuk mbeti në varr.

Ai u ringjall.

Dhe kjo është po aq e rëndësishme.

Pjetri shkruan:

…na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, për një trashëgimi që nuk prishet, nuk ndotet dhe nuk vyshket…

1 Pjetrit 1:3–4

Shiko lidhjen që bën Pjetri:

Ringjallja e Jezusit → rilindja jonë → trashëgimia jonë.

Kjo është arsyeja përse nuk po flasim vetëm për faljen e së kaluarës.

Po flasim për një jetë të re dhe një trashëgimi të re.

Pjesa 09

ÇFARË MARRIM SI BIJ?

Pali e shpjegon shumë qartë:

Dhe nëse jeni bij, jeni dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit.

Romakëve 8:17

Pra, tani kemi një lidhje shumë të thjeshtë:

Pranon Jezusin.

Beson në Të.

Bëhesh bir i Perëndisë.

Dhe si bir:

Bëhesh trashëgimtar.

Po çfarë trashëgon?

Vetë Jezusi tha:

Atit i ka pëlqyer t’jua japë mbretërinë.

Luka 12:32

Mbretërinë.

Pra, ajo që Jezusi erdhi të shpallte nuk ishte vetëm diçka për të cilën duhet të dëgjonim.

Ai erdhi për të na hapur rrugën drejt saj.

Pjesa 10

NGA NJË MBRETËRI NË TJETRËN

Dhe këtu fillon të bëhet e qartë edhe tema që kemi ndjekur që nga fillimi:

Nga errësira në dritë.

Njeriu kishte dalë nga marrëdhënia me Krijuesin.

Por Perëndia nuk e la aty.

Jezusi erdhi.

Jezusi vdiq.

Jezusi u ringjall.

Dhe përmes Tij hapet rruga për t’u kthyer tek Ati.

Pali thotë se Ati:

Na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur.

Kolosianëve 1:13

Shikoje këtë.

Na nxori nga errësira.

Na çoi në Mbretëri.

Ky është kalimi.

Nuk është thjesht një ndryshim sjelljeje.

Nuk është vetëm të fillosh të bësh disa gjëra ndryshe.

Është një ndryshim përkatësie.

Nga njëra mbretëri në tjetrën.

Nga errësira në dritë.

Nga largimi te rikthimi.

Nga të qenët i huaj në bir.

Nga jashtë Mbretërisë në qytetar të saj.

Pjesa 11

DHE SI MERRET QYTETARIA?

Tani mund ta themi shumë thjesht.

Nuk blihet.

Nuk fitohet me meritë.

Nuk merret sepse ke qenë i përsosur.

Jepet.

Dhe Rruga është:

Jezusi.

Ti e pranon Atë.

Ti beson në zemrën tënde.

Ti e rrëfen me gojën tënde.

Dhe përmes Tij bëhesh bir i Perëndisë.

Dhe nëse je bir:

Je trashëgimtar.

Dhe trashëgimia është:

Mbretëria.

Kjo është arsyeja përse lajmi i mirë është vërtet lajm i mirë.

Sepse atë që njeriu nuk mund ta arrijë me forcat e veta, Perëndia e ka bërë të mundur përmes Jezusit.

Nuk të kërkohet ta blesh qytetarinë.

Nuk të kërkohet të jesh i përsosur përpara se të afrohesh.

Të kërkohet të besosh dhe ta pranosh Jezusin.

Pjesa 12

QYTETARIA NDRYSHON QË TANI

Por kur ndodh ky ndryshim?

Kur bëhet një njeri qytetar i Mbretërisë së Perëndisë?

Vetëm pasi vdes dhe shkon në qiell?

Bibla na tregon diçka të jashtëzakonshme.

Nëse ke pranuar Jezusin dhe ke lindur përsëri, ti je tashmë qytetar i Mbretërisë së Perëndisë.

Në momentin kur besove në Jezusin dhe thirre emrin e Tij, ndodhi diçka më e fuqishme nga ajo që mund të shihje me sytë e tu.

Përkatësia jote ndryshoi.

Ti kalove nga një mbretëri në një tjetër.

Pali e shpjegon kështu:

Na ringjalli me të dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus.

Efesianëve 2:6

Shiko kohën në të cilën është shkruar.

Perëndia na ringjalli me Krishtin.

Dhe na uli bashkë me Të në vendet qiellore.

Fjala nuk thotë vetëm se Perëndia do ta bëjë këtë një ditë.

Ajo thotë se Ai e ka bërë.

Dhe Pali shkruan përsëri:

Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur.

Kolosianëve 1:13

Edhe këtu, shiko kohën e përdorur.

Ai na nxori.

Ai na çoi.

Jo vetëm:

Do të na nxjerrë një ditë.

Por:

Na nxori.

Jo vetëm:

Do të na çojë një ditë në Mbretëri.

Por:

Na çoi në Mbretërinë e Birit të Tij.

Ky është një realitet i tanishëm për çdo njeri që është në Krishtin.

Nga pushteti i errësirës…

në Mbretërinë e Birit.

Nga errësira…

në dritë.

Nga të qenët i huaj…

në bir.

Nga jashtë Mbretërisë…

në qytetar të saj.

Kur pranon Jezusin, nuk merr vetëm një premtim për të ardhmen. Perëndia të nxjerr nga pushteti i errësirës dhe të çon në Mbretërinë e Birit të Tij. Qytetaria jote ndryshon që tani.

Ti nuk je duke pritur që një ditë të bëhesh qytetar i Mbretërisë.

Nëse ke pranuar Jezusin dhe ke besuar në Të, përkatësia jote ka ndryshuar tashmë.

Dhe, si bir i Perëndisë, je edhe trashëgimtar:

Dhe nëse jeni bij, jeni dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit.

Romakëve 8:17

Kjo nuk është vetëm një shpresë për jetën e ardhshme.

Është fillimi i një jete të re që tani.

Por të bëhesh qytetar është vetëm fillimi.

Tani duhet të mësosh se si të jetosh sipas Mbretërisë së cilës i përket.

Të mësosh të mendosh sipas Fjalës së Perëndisë.

Të besosh atë që Ai ka thënë.

Të flasësh dhe të veprosh sipas saj.

Dhe të mos vazhdosh të jetosh sikur je ende nën pushtetin nga i cili Perëndia të ka nxjerrë.

Ndoshta deri tani ke pritur që Perëndia të bëjë diçka që Fjala thotë se Ai e ka bërë tashmë.

Prandaj pyetja nuk është gjithmonë:

Si ta bind Perëndinë të veprojë?

Pyetja që duhet të fillojmë të bëjmë është:

Çfarë ka thënë Perëndia dhe si duhet të veproj unë me besim mbi Fjalën e Tij?

Këtu fillon jeta e qytetarit të Mbretërisë.

Jo duke iu lutur Perëndisë që Fjala e Tij të bëhet e vërtetë.

Por duke besuar se ajo që Ai ka thënë është e vërtetë dhe duke mësuar të jetojmë sipas saj.

Pjesa 13

TANI E KE RRUGËN PËRPARA

Ndoshta deri këtu ke menduar:

Unë kam kërkuar për vite me radhë.

Ndoshta ke kërkuar pa e ditur se çfarë po kërkoje.

Ndoshta ke menduar se duhet të bëheshe një njeri më i mirë përpara se të mund të afroheshe te Perëndia.

Por mesazhi që po zbulojmë është shumë më i thjeshtë.

Jezusi është Rruga.

Ai erdhi të shpallte Mbretërinë.

Ai vdiq për ne.

Ai u ringjall.

Dhe përmes Tij ne mund të bëhemi bij të Perëndisë.

Përmes Tij marrim trashëgiminë.

Dhe Jezusi tha:

Atit i ka pëlqyer t’jua japë Mbretërinë.

Prandaj, pyetja nuk është më:

A ka një rrugë?

Tashmë e dimë.

Rruga është Jezusi.

Pyetja është:

A do ta pranosh?

Sepse Bibla thotë:

Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.

Romakëve 10:9

Nuk është një formulë.

Është një PO.

Një PO ndaj Jezusit.

Një PO ndaj Mbretit.

Një PO ndaj jetës së re.

Dhe me atë PO fillon një ndryshim i madh:

Nga errësira në dritë.

Nga jashtë Mbretërisë në Mbretëri.

Nga të qenët i huaj në bir.

Nga kërkues në trashëgimtar.

Nga ai që vetëm dëgjon për Mbretërinë në qytetar të saj.

Dhe tani lind pyetja tjetër:

Nëse jam bërë qytetar i Mbretërisë, çfarë do të thotë të jetoj si qytetar?

Çfarë ka ndryshuar brenda meje?

Si funksionon kjo jetë e re?

Si më drejton Fryma e Shenjtë?

Dhe si fillon të duket jeta e një qytetari të Mbretërisë?

Kjo është ajo që do të zbulojmë më tej.

Vendimi yt ka rëndësi

Nëse dëshiron ta ndjekësh Jezusin

Ti mund t’i thuash po Jezusit sot. Ai të njeh, të do dhe të pret me krahë të hapur. Nuk ke nevojë të jesh i përsosur — vetëm i sinqertë. Ai bën pjesën tjetër.

Lutja nuk është formulë magjike. Është një mënyrë e thjeshtë për t’i thënë Perëndisë atë që ke në zemër: që e beson Jezusin, që ke nevojë për Të dhe që dëshiron ta ndjekësh.

Dua të flas me dikë →

Hapi pasues

Ku mund të vazhdosh

Dua të flas me dikë →

SHIKO TË GJITHË UDHËTIMIN → harta 01–09