Pjesa 1
Ka një pyetje që ndoshta nuk ia bëjmë shpesh vetes.
Jo:
Çfarë pune bëj?
Sa kam fituar?
Çfarë kam arritur?
Çfarë më ka ndodhur?
Por një pyetje shumë më themelore:
Kush jam unë, në të vërtetë?
Sepse, nëse e shohim veten vetëm përmes asaj që kemi përjetuar, mund të fillojmë të mendojmë se jemi ajo që na ka ndodhur.
Puna që bëjmë.
Paratë që kemi ose nuk kemi.
Familja.
Sukseset.
Dështimet.
Frikërat.
Plagët.
Problemet.
Të gjitha këto mund të fillojnë të përcaktojnë mënyrën se si e shohim veten.
Por historia e njeriut nuk fillon aty.
NË FILLIM ISHTE DIÇKA TJETËR
Në librin e Zanafillës, historia e njeriut fillon me diçka krejt tjetër.
Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë, në ngjasim me ne…
Zanafilla 1:26
Dhe më pas:
Dhe Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet…
Zanafilla 1:27
Këtu ia vlen të ndalemi pak.
Njeriu nuk u krijua për të jetuar pa e ditur pse ishte këtu.
Origjina e tij ishte te Perëndia.
Identiteti i tij filloi me shëmbëlltyrën e Perëndisë.
Dhe Perëndia i dha një vend dhe një përgjegjësi brenda krijimit.
Psalmi 139 e shpreh kështu:
Unë të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme.
Psalmi 139:14
Ndoshta kjo është një nga gjërat e para që kemi harruar.
Përpara se njeriu të fillonte ta përcaktonte veten nga ajo që bënte, kishte një Krijues që i kishte dhënë jetë, identitet dhe qëllim.
PËR ÇFARË U KRIJUA NJERIU?
Zanafilla vazhdon dhe na tregon se Perëndia i dha njeriut përgjegjësi mbi tokën.
Perëndia e bekoi njeriun dhe i tha të ishte i frytshëm, të mbushte tokën dhe të ushtronte autoritet mbi krijesat e saj.
Zanafilla 1:28
Më pas, Perëndia e vendosi njeriun në kopshtin e Edenit që ta punonte dhe ta ruante.
Zanafilla 2:15
Njeriu nuk u krijua thjesht për të ekzistuar.
Ai mori jetë nga Perëndia.
Mori një vend.
Mori punë.
Mori përgjegjësi.
Dhe iu besua diçka për ta punuar, për ta ruajtur dhe për ta administruar.
E gjithë kjo ndodhi përpara rënies.
Prandaj puna dhe përgjegjësia nuk ishin problemi.
Problemi nuk ishte se njeriu kishte diçka për të bërë.
Puna dhe përgjegjësia ishin pjesë e vendit që Perëndia i kishte dhënë.
Pyetja është:
Si ishte jeta e njeriut përpara se të ndodhte rënia?
EDENI
Pastaj vijmë tek Edeni.
Kur dëgjojmë fjalën “Eden”, shpesh mendojmë vetëm për një kopsht të bukur.
Por historia në bibël na tregon më shumë.
Perëndia bëri të mbinin nga toka pemë të këndshme për t’u parë dhe të mira për t’u ngrënë.
Zanafilla 2:9
Ai e vendosi njeriun në kopsht që ta punonte dhe ta ruante.
Zanafilla 2:15
Perëndia i foli njeriut dhe i tregoi se nga cilat pemë mund të hante dhe cilin urdhër duhej të respektonte.
Zanafilla 2:16–17
Njeriu kishte ushqim.
Kishte punë dhe përgjegjësi.
Kishte një vend për t’u kujdesur.
Kishte një urdhër nga Perëndia.
Dhe Perëndia komunikonte me të.
Shkrimi na tregon gjithashtu se burri dhe gruaja ishin të zhveshur dhe nuk kishin turp.
Zanafilla 2:25
Ky është përshkrimi që Bibla na jep për jetën e njeriut përpara rënies.
Njeriu nuk po përpiqej ta krijonte vetë identitetin e tij.
Perëndia e kishte krijuar sipas shëmbëlltyrës së Vet.
Njeriu nuk po përpiqej ta gjente vetë vendin e tij.
Perëndia e kishte vendosur në kopsht.
Njeriu nuk po përpiqej të shpikte vetë qëllimin e tij.
Perëndia i kishte dhënë punë dhe përgjegjësi.
Kjo është diçka për të cilën ia vlen të mendojmë edhe sot.
Sepse ne jemi mësuar me një mënyrë tjetër jetese.
Të punojmë më shumë.
Të fitojmë më shumë.
Të sigurojmë më shumë.
Të ndërtojmë më shumë.
Të kemi më shumë.
Dhe shpesh, pa e kuptuar, e gjithë jeta fillon të sillet rreth një pyetjeje:
Si do t’ia dal?
Por historia e fillimit na tregon se jeta e njeriut nisi me Perëndinë.
Ai ishte Krijuesi.
Ai i dha njeriut jetë.
Ai i dha identitet.
Ai i dha një vend.
Dhe Ai i dha përgjegjësi.
PËRPARA SE NJERIU TË HUMBISTE RRUGËN
Në fillim, njeriu ishte në vendin ku Perëndia e kishte vendosur.
Kishte ushqimin që Perëndia kishte siguruar.
Kishte punën që Perëndia i kishte dhënë.
Kishte një përgjegjësi.
Kishte një urdhër.
Dhe Perëndia i fliste.
Ndoshta kjo është arsyeja pse, kur shohim jetën tonë sot dhe pyesim pse ka kaq shumë frikë, lodhje, mungesë, konflikt dhe pasiguri, duhet të kthehemi pak pas.
Jo për të jetuar në të kaluarën.
Por për të kuptuar se çfarë kishte krijuar Perëndia në fillim.
Sepse, nëse nuk e dimë se si ishte jeta përpara se njeriu të humbiste rrugën, nuk mund ta kuptojmë plotësisht se çfarë ndryshoi dhe çfarë po kërkojmë sot.
Dhe ndoshta këtu fillon një pjesë tjetër e enigmës.
Nëse njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, nëse kishte një vend, një qëllim dhe një përgjegjësi…
Çfarë ndodhi?
Ku mund të vazhdosh
Kapitulli pasues: 02 · Si hyri errësira në jetën e njeriut?.