RRUGANga errësira në dritë.

DËSHMI · HISTORI REALE

0%Pjesa 1 nga 4
MBYLL
Pjesa 01

Para se të ndryshonte diçka

Po kërkoja një ambient për të ngritur një showroom për aktivitetin e kompanisë.

Kisha planifikuar një takim me një person, me të cilin po diskutonim mundësinë e bashkëpunimit.

Nëse gjithçka do të shkonte mirë, duhej të gjenim një ambient ku njerëzit të mund të vinin dhe t’i shihnin nga afër produktet dhe zgjidhjet që ofronim.

Por unë nuk po kërkoja thjesht një ambient.

E kisha shumë të qartë në mendje se si doja të ishte.

Doja të kishte një sipërfaqe të caktuar.

Të ishte i dukshëm nga rruga kryesore.

Dhe të kishte mundësi parkimi përballë.

Një natë para takimit, u ula dhe fillova ta vizatoja në një copë letër.

Vizatova rrugën.

Pozicionin e dyqanit.

Fasadën.

Parkimet.

U përpoqa të vendosja në letër atë që kisha në mendje, deri edhe mënyrën se si do të pozicionohej ambienti në raport me rrugën.

Pastaj u luta.

I kërkova Perëndisë të më jepte pikërisht atë që po kërkoja:

Një ambient jo më të vogël se 100 metra katrorë, me fasadë nga rruga kryesore dhe me parkime përballë.

Këtë herë nuk doja thjesht të shpresoja.

Doja të kërkoja me besim.

Vargu që kisha në mendje ishte:

“Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:

Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.”

1 Gjonit 5:14–15

Pjesa 02

Kthesa

Të nesërmen shkova në takim.

Pasi dëgjova propozimin që më ishte bërë, erdhi momenti të paraqisja edhe unë atë që kërkoja.

E shpjegova qartë:

Doja një ambient jo më të vogël se 100 metra katrorë.

Me fasadë nga rruga.

Dhe me parkime përballë.

Përgjigjja ishte pozitive.

Menjëherë filloi kërkimi i mundësive.

Shkuam të shihnim disa ambiente.

Por asnjëri nuk përputhej me atë që kisha kërkuar.

Disa ishin shumë të vegjël.

Disa ishin shumë të mëdhenj.

Disa nuk kishin fasadën që kërkoja.

Të tjerë nuk kishin pozicionin e duhur.

Por nuk u shqetësova.

Thashë të prisnim.

Nuk kishte pse të nxitoheshim.

Ndërsa po shqyrtonim mundësitë, më erdhi një telefonatë.

— Gjetët diçka?

— Jo, ende — thashë. — Mund të presim. Nuk kemi pse të nxitohemi.

Përgjigjja ishte e sigurt:

— Do ta gjejmë. Sot do ta mbyllim.

Pas pak minutash, erdhi një telefonatë tjetër.

Ishte gjetur një ambient tjetër.

Shkova ta shihja.

Pjesa 03

Çfarë kuptova

Këtë herë diçka ishte ndryshe.

Pozicioni më pëlqeu.

Ishte ambienti që po kërkoja.

Kishte fasadë nga rruga.

Dhe parkime përballë.

Kishte vetëm një detaj që duhej sqaruar.

Nuk e dija ende sipërfaqen e saktë dhe, mes fasadës dhe ambientit, ishte një hapësirë që duhej të përfshihej në projekt.

Më thanë se ajo hapësirë do të përfshihej në ambient dhe do të bëhej pjesë e fasadës.

Në rregull.

Mbeta në pritje të planimetrisë përfundimtare.

Kur më erdhi, hapa dokumentin.

100,5 metra katrorë.

Jo 90.

Jo 95.

Jo 99.

100,5.

Kërkesa ime kishte qenë:

Jo më pak se 100 metra katrorë.

Por habia ime nuk kishte mbaruar ende.

Pjesa 04

Çfarë ndryshoi

Kur u ktheva në zyrë, m’u kujtua letra ku kisha bërë vizatimin një natë më parë.

E hapa.

E pashë edhe një herë.

Pastaj hapa planimetrinë.

Dhe aty erdhi ai moment që nuk di ta shpjegoj ndryshe, përveçse me një fjalë:

Uau.

Pozicioni i ambientit përputhej me atë që kisha vizatuar.

Rruga ishte përpara.

Fasada ishte e orientuar nga rruga.

Parkimet ishin përballë, në pozicionin që kisha imagjinuar.

Dhe ambienti ishte 100,5 metra katrorë.

Qëndrova duke parë vizatimin tim dhe planimetrinë.

Nuk po shihja thjesht një ambient.

Po shihja sa e detajuar kishte qenë ajo që kisha kërkuar.

Dhe atëherë mendova:

“Sa e saktë është Mbretëria e Perëndisë.”

Nuk ishte vetëm çështja se kisha gjetur një dyqan.

Nuk ishte as çështja e parave që mund të fitoja apo e biznesit që do të zhvillohej aty.

Për mua, zbulimi ishte diku tjetër.

Kisha filluar të kuptoja se besimi nuk do të thoshte thjesht të thoje:

“Shpresoj që të ndodhë.”

Kisha kërkuar diçka konkrete.

E kisha përpara syve.

E kisha vizatuar.

Ia kisha kërkuar Perëndisë.

Dhe, kur ajo që kisha kërkuar u shfaq përpara meje, përputhja ishte aq e saktë, sa më bëri të ndaloja dhe të mendoja.

Po sikur të mos e kemi kuptuar ende se sa e saktë është ajo që Perëndia ka përgatitur për ata që e kërkojnë?

Ajo ditë më la përsëri me të njëjtën fjalë:

“Uau.”

Dhe, bashkë me të, më la edhe një pyetje të re:

“Nëse Fjala na mëson t’i kërkojmë Perëndisë sipas vullnetit të Tij, atëherë çfarë do të thotë në të vërtetë të kërkosh me besim?”

Hapi pasues

Ku mund të vazhdosh

KUPTO FJALËN → Si funksionon Mbretëria?

JETO HAPIN → gjej ndihmë për atë që po përjeton

NDAJ DËSHMINË → ndaj vetëm atë që dëshiron