RRUGANga errësira në dritë.

DËSHMI · HISTORI REALE

0%Pjesa 1 nga 4
MBYLL
Pjesa 01

Para se të ndryshonte diçka

Kishim shkuar për të bërë pazar te Marshalls, në Nju-Jork.

Ishim në katin e tretë, ndërsa qendra tregtare kishte shumë kate dhe ishte shumë e madhe.

Me vete kisha një çantë shpine.

Brenda saj kisha vendosur gjithçka që më duhej: kuletën, pasaportat, çelësat dhe gjëra të tjera.

Kishim më shumë se tri orë që lëviznim nëpër dyqan, duke parë dhe provuar rroba për të gjithë familjen.

Karroca ishte mbushur plot.

Shkuam te kasa dhe qëndruam në radhë.

Pjesa 02

Kthesa

Ndërsa prisnim në radhë, fillova të kërkoja çantën e shpinës që kisha me vete.

Kontrollova rreth e rrotull.

Por nuk po e gjeja.

Çanta nuk ishte më me mua.

Me nxitim nxora gjithçka nga karroca dhe fillova të kontrolloja.

Më kapi paniku.

Gjëja e parë që mendova ishin pasaportat.

Të nesërmen do të ktheheshim në Shqipëri.

Po mendoja:

“Çfarë do të ndodhte nëse nuk do ta gjeja?”

Vrapova menjëherë dhe iu afrova një shitëseje që ishte aty.

I shpjegova se më kishte humbur çanta.

Ajo më pyeti:

— Në cilin sektor ishit?

Problemi ishte se kisha kaluar pothuajse nëpër të gjithë sektorët dhe katet.

Kishim më shumë se tri orë që lëviznim nëpër dyqan dhe provonim rroba.

U përpoqa t’i shpjegoja se ku mund ta kisha lënë.

Shkuam së bashku për të kontrolluar.

Por nuk gjetëm asgjë.

Pastaj shkuam te sektori i sendeve të humbura dhe të gjetura, “Lost and Found”.

Ua shpjeguam situatën.

Kontrolluan edhe ata.

Përsëri, asgjë.

I përshkova përsëri katet, një nga një.

Po e kërkoja çantën kudo.

Pjesa 03

Çfarë kuptova

Në atë moment mora frymë thellë.

Dhe thashë:

“Frymë e Shenjtë, të lutem, më ndihmo ta gjej çantën tani.”

Kaq.

Nuk kaluan as pesë minuta.

Personi që më kishte shoqëruar erdhi drejt meje dhe më tha:

— E gjetëm çantën.

Mbeta i habitur.

Çanta ishte gjetur.

Brenda saj ishin pasaportat, kuleta, çelësat dhe gjithçka tjetër.

E mora në duar.

Për një moment qëndrova thjesht duke e parë.

Por atëherë fillova të kuptoja diçka.

Pjesa 04

Çfarë ndryshoi

Nuk ishte vetëm fakti që çanta u gjet.

Ajo që më preku ishte diçka tjetër.

Fillova të kuptoja ndryshe atë që Fjala na mëson për t’iu drejtuar Perëndisë.

Edhe për gjërat e vogla.

Edhe për ato që, në dukje, nuk janë “gjëra të mëdha”.

Dhe mendova:

“Do të filloj të mbështetem te Fjala dhe t’i drejtohem Perëndisë edhe për gjërat që, në dukje, nuk janë ‘gjëra të mëdha’.”

Ndoshta jo çdo gjë që i kërkojmë Perëndisë duket e madhe për dikë tjetër.

Por mund të jetë e rëndësishme për ne.

Dhe ajo ditë më la me një pyetje:

“Po sikur të kemi ende shumë për të zbuluar për mënyrën se si funksionon Fjala e Perëndisë?”

Hapi pasues

Ku mund të vazhdosh

KUPTO FJALËN → Si funksionon Mbretëria?

JETO HAPIN → gjej ndihmë për atë që po përjeton

NDAJ DËSHMINË → ndaj vetëm atë që dëshiron